Të dielën ndryshon ora

Kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që ora ndryshohet. Këtë të diel akrepat e orës do të ndryshojnë, duke u shtyrë me 60 minuta mbrapa.

Lëvizja e akrepave bëhet duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të Tetorit dhe në të dielën e fundit të Marsit, kohë kur ora shkon para.

Pas shumë dekadash Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore. Nëse miratohet që ora të mosndryshojë vendimi do të hyjë në fuqi në Tetor të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?