”Të dilnim me 61 kandidatë”, deputetja Açka: Hymë në kurthin e Berishës, do të na kushtojë më 14 Maj

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka thotë se PD-ja bëri gabim shumë të madh që nuk doli me 61 kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Açka tha se ato hynë në kurthin e Berishës, duke i treguar dobësinë si grup parlamentar dhe pranuan kandidatët e Primareve.

”PD nuk duhet t’a lenonte vetes të ishte pa kandidatë. Kjo do të na kushtojë. Kam përshtypjen se ne hymë në kurthin e Berishës. Jemi të afektuar ne jemi një parti pavarësisht se të ndarë. Një pjesë e jona menduan se do të përulej dhe të bashkëpunonte. Berisha bashkëpunon vetëm kur je i fortë dhe ne i treguam atij dobësinë tonë.

Ne i dhamë atij armët tona kjo është një gjë që unë nuk ja pranoj grupit tim parlamentar. Unë kam kërkuar që të vendosim 61 kandidatë. Por ne nuk e bëmë këtë gjë dhe shqiptarët kanë të drejtë të na quajnë frikamanë. Ne e bëmë këtë për Sali Berishën. Na kanë fyer në mënyrë sistematike, dhe e përdorën si armë kundër nesh. Ne tentuam ti bëjmë demokratët në bazë bashkë që të merrnin bashkitë si të mundeshin”,-tha Açka.

SHKARKO APP