Të djathtët në Cërrik votojnë kandidatin e PS për kryetar të këshillit bashkiak

Në ceremoninë e konstituimit të këshillit të ri bashkiak të bashkisë Cërrik dhe betimit të kryetarit të bashkisë të rimandatuar Andis Salla ka rēnë në sy votimi pro që i kanë dhënë këshilltarët e djathtë kandidatit të PS për kryetar të këshillit.

Dhe në kēmbim të kësaj e majta i ka “shpërblyer” menjēherë me emërimin e një pērfaqësuesi të tyre si nënkryetar të këtij këshilli. Madje pas kësaj oreksi i të djathtës edhe pse në minorancë të dukshme ka vijuar me kërkesën tjetër të grupit të këshilltarëve të djathtë për t’u dhënë me kompromis e drejta e përfaqësimit të tyre me njē këshilltar në këshillin e qarkut.

Ndërkohē Andis Salla u betua dhe zyrtarisht fillon nga puna i mandatuar për herë të dytë si kryebashkiak i Cërrikut.

Jetmir Laroshi u rizgjodh për herë të dytë kryetar i këshillit bashkiak me shumicë votash.

Këshilli i kësaj bashkie përbëhet nga 21 anëtarë dhe në mbledhjen e konstituimit mungoi një përfaqësuese e PLL dhe një nga PS. Në zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë Cërrik, koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 3 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, Partia Socialiste 11 mandate, Partia Agrare Ambientaliste (PAA), Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë nga 1 mandat secila.

Miranda Sadiku

SHKARKO APP