Të ”djegurit” nga Vetting-u bëhen pedagogë
Sitën e Vetting-ut nuk e kanë kaluar gjykatës dhe prokurorë, por përveç punës që kanë nisur si avokatë dhe noterë, ata kanë gjetur hapësira edhe në sistemin arsimor duke dhënë mësim në universitete.
Migen Qiraxhiu nga Qëndresa Qytetare, thotë se këta individë në momentin që janë të përjashtuar për 3 kriteret e vettingut, për pastërtinë e figurës, ligjshmërinë e pasurisë dhe aftësinë profesionale, kanë vijuar punën të pa shqetësuar duke dhënë mësim në institucionet arsimore.
“Po shohim sjelljen e disa figurave që janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për lidhje me krimin e organizuar, paaftësi profesionale por edhe për fshehje të pasurisë. Janë nxjerrë nga dritarja e drejtësisë dhe po futen nga dyert e fakulteteve”.
KOHA JONË SONDAZH

