Të dorëhiqet? Rektori e mohon: Spekulim i stisur

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni mohon që në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të jetë kërkuar dorëheqja e tij. Pas lajmeve të përhapura se një grup studentësh kërkuan në këtë mbledhje largimin e Konit ai regoi në facebook, duke thënë se të premten do të shkojë në Fakultetin e Drejtësisë për të takuar studentët që ndodhen brenda këtij fakulteti.

Reagimi i Mynyr Konit

Sot në datën 24 janar 2019, në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, ashtu sikurse ishte vendosur në rendin e ditës, u shqyrtua materiali i përgatitur nga grupi i punës në lidhje me aktet nënligjore të miratuara në datën 26 dhjetor 2018 nga Këshilli i Ministrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj mbledhjeje, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Z. Artan Hoxha paraqiti situatën mbi atë se çfarë po ndodh në këtë fakultet dhe pas diskutimeve, Senati vendosi të dëgjojë një përfaqësi të studentëve të FD rreth shqetësimeve të tyre për vijueshmërinë e procesit mësimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studentët kërkuan që t’u garantohet e drejta për procesin e mësimdhënies. Në këto kushte, Rektori i Universitetit të Tiranës deklaroi menjëherë se ditën e premte datë 25 janar 2019, ora 10:00, do të shkojë në Fakultetin e Drejtësisë për të takuar studentët që ndodhen brenda këtij fakulteti.

Më pas Senati vazhdoi mbledhjen e tij sipas axhendës.

Çdo artikulim tjetër nga disa portale lajmesh është i pavertetë dhe një spekulim i stisur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?