“Të drejtat e grave në tregun e punës”, Aleanca Gjinore për Zhvillim: Mbi 78% e grave të larguara nga puna, pa ndihmë ekonomike
78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri që ka korriku i vitit të kaluar, nuk kanë përfituar asnjë ndihmë ekonomike apo asistencë sociale për papunësi ndërsa 88.3% e tyre nuk kishin as informacionin për procedurën që duhej ndjekur për të marrë pagën e papunësisë. Ky është rezultati i prezantuar nga sondazhi i “Alencës Gjinore për Zhvillim” lidhur me të drejtat e grave punonjëse në fabrikat fasone.
Këshilltar i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Majlinda Demko thekson se kërkesat për punësim në këtë sektor gjatë vitit të kaluar ka qënë më i lartë
“Sipas të dhënave që ne kemi për vitin 202 në sektorin e fasonëve rezulton që ka pasur të regjistruara 6280 kërkesa për punësim, nga të cilat 4175 kanë qenë të reja, ndërsa 1205 për zëvendësim punonjësish, pra jo për vende të reja pune.
E pranishme në tryezë, deputetja Vasilika Hysi tha se kodi i punës ka probleme në zbatim . Hysi theksoi rëndësinë për forcimin e kontrollit parlamentar në lidhje me të drejtat dhe liritë e sanksionuara me ligj në kodin e punës
Paga minimale dhe rritja e saj ose nxitja e programeve të punësimit që janë lancuar kanë nevojë të monitorohen. Për këtë doja edhe bashkëpunimin e organizatave civile edhe mediave, se sa paguhen, nëse paguhen realisht për aq sa është, apo punonjësit vazhdojnë e kthejnë mbrapsht një pjesë të bankës apo kushtet e punës. ”
sondazhi është kryer në shtator të vitit të kaluar duke nxjerrë në pah problemet në sektorin fason të bëra edhe më të dukshme për shkak të pandemisë.
/ SCAN