Të dypunësuarit/ Tatimet sqarojnë procedura e deklarimit, llogaritjes dhe masat penalizuese

Të gjithë individët e dypunësuar, me  të ardhura nën edhe 2 milionë lekë, duhet që deri më datën 30 prill të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhurave dhe të paguajnë tatimin duke llogaritur të dyja pagat si një të vetme. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron procedurën që duhet të ndjekin qytetarët.

Për individët që nuk deklarojnë të ardhurat, parashikohen masa penalizuese.

Ndërkaq, detyrim për deklarim dhe për të paguar,  e kanë edhe ata indivdë që marrin të ardhura nga projekte të ndryshme për të cilat nuk është mbajtur tatim në burim.

Kategoria që do të preket nga ndryshimet fiskale, sipas tatimeve, përbën afro 35 mijë individë të dypunësuar, kryesisht si inxhinierë, arkitektë, ekonomistë, pedagogë, etj. /SCAN

YouTube player

SHKARKO APP