Të enjten opozita mblidhet në Vlorë

Edhe këtë të enjte, Kuvendi do të ketë në sallë vetëm qeverinë dhe deputetët e maxhorancës. Opozita pas Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit, këtë të enjte pritet të mbledh koalicionin në Vlorë.

Mbledhja në Vlorë do të jetë një mesazh ndaj rezistencës së bashkëqeverisjes me krimin, ndërsa vendimi pritet të merret në mbledhjen e grupit parlamentar të Partise Demokratike.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se çlirimi i qeverisë nga krimi do të jetë prioritet i opozitës në këtë sesion të ri të parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita e bashkuar ka bojkotuar seancat plenare të këtij sesioni të ri parlamentar. Më 3 shtator opozita bojkotoi Kuvendin duke u zhvendosur në Shkodër, për të vijuar më pas në Elbasan e Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?