Të flesh pa euro e të gdhihesh me 7 milionë euro! Fati i shqiptarit

Epo të sherbesh me korrektesi e besnikëri qenka e shkruar edhe të marrësh fitimet. Prej vitit 2009 shqiptari 62 vjeçar Nuri Guga është trashëgimtari i një pasurie prej 7 milionë euro i lënë me testament pas vdekjes nga italiani Aldo Farinola, pronari i Restorantit të njohur “Dëshira në det” në qytetin e Brindizit.

Sot pas 7 vitesh hetim, me kërkesën e vëllait të sipërmarrësit italian ka nisur një proces gjyqësor kundër shqiptarit me akuzën e “testamentit falls e pretendimin e trashëgimisë së pasurisë së Aldo Farinolas”. Për disa vite rresht Nuri Goga ka qënë kujdestari personal i pronarit italian. Fillimisht ai ka marrë me qera për banim një nga aparatamentet nën pronësinë e italianit e më pas është punësuar tek ai duke u kujdesur deri sa Aldo Farinola ka ndërruar jetë.

Restoranti “Dëshirë në det” i pozicionuar në portin e Brindizit, mjaft elegant e me pamje nga deti, është një nga lokalet më të famshme në këtë qytet. Pronari i tij Aldo Farinola, ishte një figurë e njohur në Brindizi, mjaft i pasur e pa fëmijë. Për shumë vite shqiptari Nuri Guga sot 62 vjec u bë kujdestari e miku  i tij më i mirë.

Me një testament të firmosur nga noteri Michele Errico, italiani Aldo Farinola ka lënë si trashëgimtar universal të pasurisë së tij kujdestarin shqiptar Nuri Guga. Me gjithë këtë akt noterial, sot pas 7 vitesh vëllai i pronarit italian akuzon shqiptarin për mashtrim e testament falls.

Sipas aktakuzës rreth 15 persona dëshmojnë se pronari italian për shkak të sëmundjes së tij në muajt e fundit të jetës qe i paaftë të mendonte e të arsyetonte.Pasuria e Aldo Farinolas përllogaritet rreth 7 milionë euro, ku përvec restorantit buzë detit në Brindizi ai ka lënë në trashëgimi disa shtëpi në Brindizi e Gallipoli si dhe shuma të mëdha parash të depozitura në disa institute bankare italiane.

Por duket se edhe gjyqi nuk mund t’i heqë 7 milionë eurot e pasurisë së dhuruar shqiptarit Goga.

SHKARKO APP