”Të fortët” në timon në shënjestër të policisë, Ahmeti: Monitorim me kamera e radarë brenda qyteteve

Shoferët me makina luksoze dhe shpejtësi të lartë, prej kohësh janë shqetësim serioz dhe shkak i jetëve të humbura . Rasti më i fundit është nga i riu Igli Madani, që me ”Audin” e tij shoi një familje në autostradën Fier-Vlorë. Policia më në fund i ka në shënjestër këta tipa.

”Ka një trend të vazhdueshëm në lidhje me këta drejtues mjetesh shumë të rinj në eksperiencë në drejtim mjeti në lidhje me mjetet luksoze. Policia Rrugore, por edhe në rang vendi ka orientime për këta lloj drejtuesish mjetesh dhe në po vazhdojmë, po monitorojmë, po konstatojmë këta drejtues mjetesh që kanë sjellje arrogante në rrugë”,-tha Erjon Ahmeti, shefi i policisë rrugore në Tiranë për ”Report Tv”.

Paçka gjobave të larta në ligj, për policinë shkaku i parë për aksident është celulari. ”Rripi i sigurimit është pasoja e një ngjarje rrugore, kurse shkaku i një ngjarje rrugore është përdorimi i celularit dhe tërheqja e vëmendjes së një drejtuesi mjeti”. Nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit, por edhe fluksi i mjekëve në sezon, e gjithë policia është në rrugë.

SHKARKO APP