”Të fortët” parkojnë mbi trotuare, polica gjobit makinat luksoze
Pavarësisht masave shtrënguese nga policia rrugore, sërish ka drejtues automjetesh në Tiranë që nuk i binden urdhrave.
Siç duket edhe nga këto foto, disa makina luksoze kanë parkuar mbi trotuare ose në vijat e bardha, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve. Mirëpo makinat e “të fortëve” janë gjobitur pa asnjë tolerancë.
Policia Rrugore ka publikuar në rrjetin social automjetet e shkelësve, ndër to makina luksoze si “Benz GL”, “BMW X6”, “Benz G”, “Hyundai”, “Golf” e “Volkswagen”.
KOHA JONË SONDAZH

