Të fshehur në bordin e cisternës së naftës, arrestohen 7 emigrantët shqiptarë në Angli

Një grup emigrantësh shqiptarë janë arrestuar pasi u gjetën në bordin e një cisterne naftë ne brigjet Dorset në Britaninë e Madhe.

Ka qenë kapiteni i anijes që transportonte naftë ai që ka raportuar se 7 shtetas shqiptarë ndodheshin në bord.

Anija në pronësi të Orrix Corp mbërriti në Portland më 09 shkurt pranë Weymouth pasi u ngarkua në portin e Rouen në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave britanike, emigratët shqiptarë kanë rrëmbyer anijen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne morëm një telefonatë rreth orës 05.40 të së martës, 9 shkurt 2021 nga shërbimi i ndihmës së shpejtë në lidhje me një person në nevojë për trajtim mjekësor në një anije tregtare të quajtur Chise Bulker, pranë Portland. Si rezultat i hetimeve, u përcaktua që një numër i vogël i individëve të paidentifikuar ishin në bordin e anijes dhe se askush prej tyre nuk kërkoi ndihmë mjekësore“, raportuan autoritetet.

Nuk ka raportime për lëndime të ekuipazhit ose të arrestuarve të përfshirë në operacion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?