Të gjitha rrugët e kryeqytetit do të monitorohen me radarë

Tashmë të gjitha rrugët e kryeqytetit do të jenë të monitoruara me radarë. Kështu bën me dije policia Rrugore e kryeqytetit.

Mësohet se të gjitha patrullat e policisë do të jenë të pajisura me radarë.

“⚠️ Të dashur qytetarë të Tiranës, Me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë. 🚗💨 Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor! Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë. 🚓👀 Kujdes dhe përgjegjshmëri, kjo është mënyra si mbrojmë jetët në rrugët tona. Le të punojmë së bashku për një Tiranë më të sigurt! 🛣️❤️”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP