Të gjithë kundër PS-së për listat, Hajdari: Janë hileqarë! Është tallje me qytetarët
Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur një tallje me qytetarët propozimin e PS-së për listat, që sipas saj do të vijojnë të jenë të mbyllura. Në një intervistë për Fax Neës, Hajdari tha se socialistët do të duhet të reflektojnë sa më parë, dhe të heqin dorë nga propozimi i tyre për listat që në fakt do të jenë të mbyllura.
“Duhet të fitojnë ata kandidatë që marrin më shumë vota prej qytetarëve, dhe jo ata që zgjedhin kryetarët e partive.
Këta e marrin votuesin si një individ që nuk di të zgjedhë, kjo është një tallje me qytetarët, është një hile e gjetur prej socialistëve. Mendoj që jemi në një pozicion ku PS është e vetme në këtë propozim, bën hile dhe tregon se kryeministri do ti mbajë listat e mbyllura, ashtu siç kanë qenë derimë tani.
Ju e dini që nuk ka shumë kohë, dhe duhet të merren vendime, pasi jemi në limitet e afateve. Ftoj PS-në që të reflektoj në propozimine e saj pasi nuk ka më kohë”, u shpreh Hajdari.
Ndërkohë Damian Gjiknuri nga ana e tij tha sot se listat reflektojnë frymën e ekipit, dhe se kandidatët nuk mund të hyjnë në Kuvend nëse nuk do të ishin propozime të partive politike.