“Të gjithë në shtëpi”, Shkodranët piknik në Shirokë e Zogaj në kohën e koronavirusit
Çmenduri apo mospërfillje?
Ndërkohë që të gjithë autoritetet bëjnë apel për të qëndruar në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkodranët po veprojnë ndryshe. Janë dyndur në dy pikat turistike në Shirokë e Zogaj.
Ka dhe ata që kanë zgjedhur të pikturojnë peisazhin fantastik që të ofron Shiroka këto ditë.
Dita i ngjan një fundjave të natyrshme relaksi, ku qytetarët grumbullohen bashkë për të kaluar orët pranë njëri tjetrit. Edhe brenda qytetit panorama është e njëjtë.
Fakti që lokalet janë të mbyllura për shkak të vendimit të qeverisë, shkodranët I sheh të grumbullura nëpër parqe dhe lulishte. Një panorama që i ngjan një dite të zakonshme, qytetarë të ulur grumbull pranë njëri tjetrit, informon gazetari I Ora News, Bepin Kolvataj.
Deri tani në Shqipëri numërohen 38 raste por ende nuk është raportuar një rast i dyshuar nga qyteti i Shkodrës.
Ndërkohë qeveria ka urdhëruar mbylljen e lokaleve në qytetet kryesore të vendit si dhe kufizimin e lëvizjeve. Dhe një ndër qytetet që duhet të zbatojë këto masa drastike është edhe ai i Shkodrës.
Kanë lënë makinat kanë marrë biçikletat- Në Bulevardin “Zogu i Parë”-“Parrucë”-“Xhabije” përveç makinave dhe mbylljes së shumë bizneseve, jeta në qytetin e Shkodrës duket në normalitet. Ndonëse duhet të qëndronin brenda, qytetarët shkodranë kanë marrë biçikletën, dhe pedalojnë në rrugët e qytetit. Ata janë të shumtë herë në grupe duke pedaluar në rrugët tashmë të boshatisura nga makina.
Kjo situate u pa deri rreth ores 13:00 kur kryeministri deklaroi se do te ndalonte levizjen ne zonen e liqenit te Tiranes, buze liqenit te Shkodres dhe te gjitha zonat rekreative te qyteteve qe jane brenda perimetrit te sigurise. Mbetet per tu pare nese do zbatohet në Shkoder, ndërkohë në Tiranë tashmë policia u vu në aksion për të zbrazur liqenin nga qytetaret.
/Ora News