“Të goditet policia”, shoqërohet banori i “Astirit”, protestues i 16 shkurtit (Foto+Emri)

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin 6 një nga protestuesit e 16 shkurtit, pasi ka bërë thirrje të goditet policia.

Bëhet fjalë për Lutfi Kastratin, i cili u shoqërua nga komisariati i policisë 6.

Deri tani janë arrestuar 16 persona, të cilët dyshohet se morën pjesë në aktet e dhunës gjatë protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Lutfi Kastrati eshte një nga protestuesit tek zona e Asitirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar Lutfi Kastratin, pasi ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë.

Në mbështetje të banorit të zonës së Asirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.

Kujtojmë se banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.

Aktualisht punimet në lotin e parë të Unazës janë pezulluar pas zbulimit të megaskandalit, ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?