”Të hapësh portat për të shpëtuar digat është krim”, Arian Curri: Groteske sesi Balluku i shpjegon drejtorit të KESH situatën

Situata e krijuar në vend për shkak të reshjeve, është tema kryesore në emisionet televizive. Analisti Arian Curri, thotë se hapja e portave për të shpëtuar digat është një krim pasi mund të humbin jetën shumë njerëz e bagëti dhe duhet të ketë një paralajmërim para se të ndodhë diçka e tillë. Për të është qesharake skema sesi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, i shpjegon situatën drejtorit të KESH-it.

”Portat e hidrocentraleve nuk hapen pa paralajmërim. Të hapësh portat për të shpëtuar digat e në këtë mënyrë të vrasësh njerëz e bagëti kjo është kriminale. Duhet paralajmërim. Ne nuk mund të rrimë pa tendera.

Nga nëntori në dhjetor unë pashë që është një tender që blen energji me çmim normal prej 200 e ca euro. Të blesh me 215 euro dhe të shesësh me 80 euro ky është abuzim i hapur.

Cili ekspert do e shpjegonte këtë fakt, kemi pamje që ministrja e energjitikës i shpjegon situatën drejtorit të KESH-it, zakonisht duhet të ndodhë e kundërta. Të arrijë situate groteske e qesharake deri në maksimum, në gjithë botën ndodh e kundërta”.

SHKARKO APP