Të hënën mblidhet Komisioni për Shëndetësinë, deputeti Sula: Do të jetë një show, s’pres asgjë tjetër

Një ditë pasi u votua në Kuvend, është caktuar data për mbledhjen e parë të Komisionit të Shëndetësisë, që do të mbahet të hënën. Deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula tha se nga mbledhja e parë do të kemi shou, kjo pasi PS-ja ka ndryshuar ligjin për Komisionet.

”Do pres një show, të bëj debati të pamundësisë reale të një aksesi të plotë ndër dokumentet dhe provat pasi këto e kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar gjithçka është prish struktura, duke filluar që nga transparenca e publikut. Ajo është kontrollori viziv. Këto dhe për ekspertët edhe për dëshmitarët, edhe provat e për shumë të tjerat është domenit i mazhorancës. Ky është problem i madh.

Ky komision e humbi legjitimitetin. Kur u dha vendimi i GJK që duhet të ishte implementuar vota e diasporës. Është e patolerueshme, për dy bashkëkryetarët që nuk tirrnin komisionin. Janë 4 deri në 5. Është vota emigrantët, votimi elektronik sistemi zgjedhore. Propozimet duhet të ishin bërë. Jemi në kohë për ndryshimet”,-tha Sula.

Njoftimi për mbledhjen që do zhvillohet në kryesinë e Kuvendit është dhënë nga deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi e cila do të jetë kryetarja e komisionit hetimor që do të përbëhet nga 15 anëtarë, 7 prej tyre të Rithemelimit, ndërsa 8 të Partisë Socialiste.

SHKARKO APP