Të hënën nis riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga Austria, ja oraret

Të hënon nis riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar në Austri e vendeve përreth.

Shtetasit shqiptarë që kërkojnë të riatdhesohen në Shqipëri nga Austria dhe vendet rrotull, kanë mundësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë si dhe të ikin nga Shqipëria drejt Austrisë më 27 prill.

Ambasada e Shqipërisë në Pragë, Republikën Çeke ka publikuar oraret e dy udhëtimeve nga Vjena për në Tiranë.

Udhëtimet parashikohet të zhvillohen Vjenë- Tiranë në 27 prill ora 10:00 deri në 11:30. Ndërsa Vjenë – Tiranë pritet të zhvillohet nga ora 12:30-14:00 po në datën 27 prill, raporton Ata.

Të gjithë qytetarët që kërkojnë të vijnë në Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë 14 në karantinë në një hotel për arsye shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

SHKARKO APP