Të hënën vendimi për Adriatik Llallën (FOTO)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë të hënën 11 qershor ora 13:00 vendimin për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vijoi këtë të mërkurë shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik, i cili e cilësoi të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sot në seancë ku mungonte Llalla, u paraqiten konkluzionet përfundimtare.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes. Ndërkohë avokati mbrojtës Sokol Hazizaj, kundërshtoi dhe kërkon lënien në fuqi të vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Ai thotë se Llalla ka ndjekur rrugën e duhur ligjiore dhe ka njoftuar për dorëheqje Presidentin e Republikës me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare.
Javën e shkuar, përmes avokatit të tij, Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm këmbënguli nga Turqia se ndërprerja e vettingut ndaj tij është vendimi i duhur përderisa ai u dorëhoq nga e drejta për të vijuar më tej si pjesë e drejtësisë.
Për Llallën janë hapur dy fronte të reja, përfshi edhe hetimin tek Krimet e Rënda, por ai gjendet në Turqi, nga ku ka përcjellë në dy gjuhë akt përfaqësimin e interesave të tij.
KOHA JONË SONDAZH

