Të infektuar që në janar? Tomini jep përgjigjen

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini tha se në fund të muajit janar nuk ka pasur persona me Covid-19 në vendin tonë. Sipas saj, pacienti 0 është ai i konfirmuar në datën 9 mars. “Mbështetur në të dhënat tona, ju siguroj që në fund të muajit janar laboratori i virologjisë nuk ka ndalur së testuari raste për Covid-19. Asnjë prej tyre nuk ka rezultuar me virus. Për ne, pacienti 0 është ai i konfirmuar në datën 9 mars”. Gjithashtu, shtoi se “çdo subjekt, që të rifillojë dhe të vijojë aktivitetin, duhet të respektojë rigorozisht protokollet e sigurisë”.

SHKARKO APP