“Të infektuarit kalojnë momente mjaft shqetësuese”, Tritan Kalo: Jemi kurdoherë pranë tyre, do ia dalim mbanë!

Mjeku infeksionit, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se sado e vështirë të jetë puna e mjekut, ajo ka shumë momente lumturimi kur merr urime dhe bekime nga të sëmurët.

Duke garantuar të infektuarit me koronavirus, se ekipi i mjekëve do të jetë gjithmonë pranë tyre, Kalo shpreson që t% ketë sa më pak persona në shtretërit e spitalit.

“PUNA jone sado e veshtire qofte ajo ka edhe shume momente lumturimi kur merr urime dhe bekime nga te semuret, sidomos ata qe kane edhe moshen e prinderve te tu….JEMI kurdohere aty si EKIP per t’ju ndihmuar ne kapercimin e momenteve mjaft shqetsuese, qe kalojne te semuret e prekur nga Covid-19…JU DUAM shume ndaj vijoni te kujdeseni per veten tuaj, duke shpresuar qe te shohim sa me pak prej jush ne shtreterit e Sherbimit tone te Semundjeve Infektive ne QSUT…BASHKE do ja dalim me siguri mbane!!!”, shkruan Kalo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?