”Të inkriminuarit”, 270 efektivë të pezulluar apo arrestuar. Lejonin kanabisin

Në 2019 sipas Prokurorisë së Përgjithshme u dyfishua mbjellja e kanabisit, kurse për policinë që thotë se po arreston autorë por historia është ndryshe, pasi në 2020 të fortët po hanë kokat dhe po ndihmohen nga uniformat blu. Bashkëpunimi me grupet kriminale dhe individët që kultivojnë lëndë narkotike mbetet një nga pikat më shqetësuese në radhët e Policisë së Shtetit.

Janë pezulluar apo ndëshkuar me masë disiplinore 26 punonjës policie pasi akuzohen se mosveprimet e tyre kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në qarqet e Vlorës dhe Shkodrës. Masat ndëshkuese janë ndërmarrë pas konstatimit të sipërfaqeve të mbjella me rreth 7 mijë bimë kanabisi në dy parcela në fshatrat Vërmik dhe Bolenë. Pas këtij operacioni në prangat e policisë ka rënë një agjent i policisë kriminale të Durrësit, pasi është kapur duke drejtuar këtë furgon të mbushur me rreth 1 mijë bimë kanabisi, të cilat ishin pjesërisht të djegura.

Nga janari deri në shtator 2020 janë arrestuar e proceduar 270 punonjës policie, të cilët janë konstatuar të përfshirë në 150 vepra penale nga më të ndryshmet. Krahas favorizimit të kultivuesve të kanabisit, shkelja tjetër më e evidentuar është ajo e favorizimit të ndërtimeve pa leje kundrejt ryshfetit.

SHKARKO APP