Të japim nga 3 euro për Greqinë!- thotë 29 vjeçari britanik

 
Greqia ne prag te kolapsit. Një i ri londinez ka gati zgjidhjen për krizën greke. Thom Feeney ka hapur një faqe në internet për të mbledhur 1.6 miliardë euro, aq sa është edhe borxhi që Greqia i detyrohet FMN-së. Kjo shumë për 29-vjecarin nuk duket fare e madhe, nëse cdokusht do të dhuronte vetëm 3 euro, aq sa çmimi i një sallate me ullinj. BE-ja ka 503 milionë njerëz dhe ata mjafton të dhurojnë nga 3 euro thotë Feeney. 
 
“Mendimi im është se duhet të investojmë për diçka që të rritet, qoftë një person, një kompani apo një vend si Greqia”, thotë 29-vjeçari.   Ideja e tij “nga njerëzit për njerëzit” deri tani ka marrë mbështetjen e rreth 14 mijë njerëzve, të cilët kanë dhuruar në 24 orë, që kur është hapur faqja, një shumë prej 206 mijë euro.   “Shpresoj shumë që fushata të arrijë objektivin. Mendoj se do të ishte një fitore e pushtetit të popullit”, thotë Feeney.
Zgjidhje interesante ! Por grekët a do të paguajnë nga 3 euro per vete apo i duan te gjitha qyl?!

SHKARKO APP