Të kthyerit nga kampi Al-Hawl largohen nga Shtëpia e Pushimit

Katër fëmijët dhe Floresha Rasha, të kthyer nga kampi i Al-Hawl, tashmë janë larguar nga Shtëpia e Pushimit në Durrës. Mësohet se Floresha Rasha është vendosur në një banesë të siguruar nga shteti bashkë me fëmijët, kurse Endri Dumani është marrë nga e ëma pas procesit të rehabilitimit.

”Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, sidoqoftë të suksesshëm. Ajo që është edhe më e rëndësishme është që tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave dhe besoj që më herët se vonë, do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shprehej Rama pas kthimit nga Siria të këtyre 5 personave në muajin tetor të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?