Të larguarit nga puna përplasen me policinë

Të larguarit nga puna janë përplasur me policinë pasi tentuan të hynin me forcë në hotel Tirana ku mbahet konferenca e donatorëve për zhvillimin e Tiranës, ku të pranishëm janë edhe Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Të pushuarit nga puna tentuan të hynin në ambientet e sallës ku zhvillohet konferenca, ndërkohë që janë penguar nga policia.

Protestuesit vazhdojnë protestën përpara hotel Tirana dhe bëjnë thirrje që donatorët duhet ta dinë se ku po i investojnë paratë e tyre.

“Nuk na ofrojnë punë, por bëjnë pazare me paratë tona.

Ambasadorët dhe donatorët duhet ta marrin vesh çfarë po ndodh”, shprehen të larguarit nga puna.

Sqarojmë se të pranishëm në konferencë janë edhe disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian./Syri

SHKARKO APP