Të lehtësohen masat, mjeku: Maska jo e detyruar në rrugë, të hiqet ora policore

Nisur nga ulja drastike e shifrave, ka bërë që epidemiologët ti rekomandojnë Komitetit të Ekspertëve, heqjen e disa masave kufizuese anti-covid. Për mjekun Ilir Alimehmeti ka ardhur koha që maskat të mos jenë të detyrueshme në rrugë, ndërsa propozon heqjen e orës policore, veçanërisht për lëvizjen e qytetarëve.

Ky sugjerim vjen në në një situatë të përmirësuar dhe kur shifrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm. Ai shpjegon se heqja e maskës duhet të bëhet ne ambjente të hapura dhe aty ku nuk ka grumbullime njerëzish. Në të kundërt qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për mbajtjen e distancës apo maskës.

24 orët e fundit shënuan pozitivitetin më të ulët të infektimeve në raport me testimet e kryera. Kjo situatë ndjeshëm e përmirësuar thotë Alimehmeti, vjen pasi një pjesë e konsiderushme e kanë kaluar virusin ndërsa të tjerë po vaksinohen.

Silva Bino u shpreh kritike në lidhje me mosmbajtjen e maskës dhe në ambjente të hapura, veçanërisht aty ku ka grumbullime. Sipas Binos kjo mund të çojë në infektimin e personave ende të paprekur nga virusi. Specialistë po monitorojnë edhe për dy javë të tjera efektet e grumbullimeve dhe shkeljeve të masave që ndodhën ditën e zgjedhjeve.

SHKARKO APP