Të martën betimi, Fredi Beleri ende në qeli
Më 27 Qershor është përcaktuar konstituimi i këshillit të ri bashkiak të Bashkisë së Himarës të dalë pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Po atë ditë duhet të betohet edhe Fredi Beleri si kryetari i i kësaj bashkie.
Beleri ndodhet në qeli që prej datës 12 Maj. Për këtë, Fredi Belerit i duhet një leje nga burgjet, me miratimin e SPAK për të qenë i pranishëm. Në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur një kërkesë për leje nga ana e avokatëve ose vetë Fredi Belerit.
Ligji për lejet e posaçme parashikon që ajo merret në raste dasmash, vdekjesh dhe provimesh. Në këtë rast nuk është e përcaktuar në ligj se çfarë duhet të ndodhë dhe nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve së bashku me SPAK.