Të martën, grupi parlamentar i PS do të vendos edhe për fatin e mandatit të deputetit Ornaldo Rakipi
Të martën e ardhshme (19 prill) në mbledhjen e grupit paralementar të socialistëve do të mësohet se cili do të jetë qëndrimi i mazhorancës qeverisëse për Ornaldo Rakipin. Babi i tij, Aqfi Rakipi u fut në listën e zezë të DASH, ku edhe janë vendosur sanksione ekonomike.
Pas mbledhjes së të martës, socialistët pritet që të dalin me një qëndrim, nëse deputeti i qarkut të Tiranës, 27-vjeçari Ornaldo Rakipi do të largohet nga grupi parlamentar i socialistëve apo mund t’i kërkohet ose jo lënia e mandatit të deputetit.
27-vjeçari që theu herësin në zgjedhjet e 25 prillit, është shprehur se nëse do të jetë e nevojshme apo nëse partia e tij do t’ia kërkojë, do ta lë karrigen e deputetit.