Të maskuar dhe armatosur, dy persona grabisin një karburant
Një tjetër karburant është grabitur gjatë natës në Novoselë. Sipas burimeve kanë qenë dy persona të kamufluar që kanë kërcënuar rojën duke i marrë xhiron ditore afro 35 mijë lekë.
Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që ti thonë njëri-tjetrit ”nxirr pistoletën”, ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.
Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që këtë zonë grabiten pika karburantesh.
KOHA JONË SONDAZH

