Të maskuar dhe me armë grabisin mjetin e blinduar

 

Tjetër grabitje me armë dhe me maska, ku pre ka rënë një automjet në dalje të kryeqytetit.

 Gjatë mesditës së sotme në dalje të Kasharit  persona ende të pa identifikuar, me maska dhe me armë zjarri, dyshohet se kanë grabitur një automjet të blinduar të një kompanie “Security” private e cila po transportonte një shumë parash.

Për ta ndaluar dyshohet se autorët kanë gjuajtur fillimisht me armë zjarri duke kërcënuar personat që ndodheshin në mjet. Policia në vendngjarje ka konstatuar disa gëzhoja si deh pak metra larg vendngjarjes ka zbuluar një automjet i cili po digjet dhe dyshohet të jetë i autorëve.

Grabitësit dyshohet se janë larguar bashkë me shumën e parave dhe kanë djegur më pas automjetin, duke u larguar.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve, teksa  janë  duke u marrë në pyetje punonjësit e kompanisë “Security” .

Disa muaj më parë është grabitur një tjetër mjet i blinduar që po dilte nga një bankë e nivelit të dytë, ku u morën shumë të mëdha parash dhe autorët akoma nuk janë prangosur nga policia. (vijon…

SHKARKO APP