Të mbështjellë me batanije, çifti i të moshuarve në Durrës e kalon natën jashtë

Ky çift të moshuarish në Durrës do ta gdhijnë natën jashtë. Të veshur trashë dhe mbështjellë me batanije ata janë mbështetur në kangjellat rrethuese të stadiumit “Niko Dovana”.

Ky stadium është kthyer në një kamp strehimi me çadra të ngritura nga ushtria.

Më herët për të gjithë qytetarët që e kanë zgjedhur si strehë për të kaluar natën e sotme për shkak të dëmtimit të banesave të tyre nga tërmeti por edhe frika, u shpërndanë ushqime dhe batanije.

SHKARKO APP