Të mblidhemi nesër te Piramida, ora 20.00, të vendosim qirinj për dy çekët e vrarë

 

Me flamuj çekë dhe me fotografite dy turisteve te vrare ne Prekal, qytetarët e shkodrës marshuan në rrugë për të nderuar në shenjë nderimi dhe revolte ndaj aktit që i mori jetën dy të rinjve

Njëzëri qytetarët shprehen të tronditur për atë cfarë ndodhi në Prekal duke kërkuar vënien në vend të drejtësisë.

Hanna na Demetrova, shtetase çeke e cila i kishte programuar pushimet në Shqipëri dhe ishte njohur me ngjarjen që në vendin e saj, thotë se as ajo dhe as bashkëkombasit e saj nuk duhet të stepen për të njohur vendin tone.

Marshimi përfundoi me ndezjen e qirinjve në kujtim të dy çekevë, udhëtimi i të cilëve në Shqipëri përfundoi tragjikisht.

Nisur nga kjo aktivistë të shoqërisë civile po organizohen në rrjetet sociale, që nesër në mbrëmjë në orën 20:00 të mblidhen të Kambana e Paqes pranë Piramidës, për të ndezur qiri dhe për të vendosur lule në nderim të çiftit çek që u vra mizorisht në Dukagjin. Krahas qirinjve dhe luleve, një tabelë me letra do të qëndrojë aty për të gjitha mesazhet që të pranishmit do të kenë. Më pas këto mesazhe përmes ambasadës çeke do dërgohen te familjarët e Michael Svatos dhe Anna Kosinova. Vrasja e dy të rinjve në Dukagjin ka shkaktuar edhe një zemëratë të gjerë në opinionin publik vendas. Në rrjetet sociale kjo është ngjarja më e komentuar e ditës.

Të mblidhemi nesër mbrema pranë Piramidës.

SHKARKO APP