“Të mos e demonizojmë Soros”, Kulluri: Një nga njerëzit e paguar prej tij Berisha e ka pranë
Edvin Kulluri thotë se nuk duhet demonizuar Sorosi për reformën në drejtësi pasi ajo është inspiruar nga ekspertiza e shteteve amerikane dhe gjermane. Për të Sorosi goditet për motive politike të momentit për të hequr vëmendjen nga dështimet e opozitës. Kulluri shton se një nga personat e “paguar” prej filantropit është pranë Berishës.
”Nuk do të thotë të demonizojmë Sorosin, sepse reforma në drejtësi është inspiruar dhe arkitektura e saj është ndërtuar në bazë të ekspertizës së shteteve, amerikan, gjerman. Unë kam qenë në takime me KE për reformën në drejtësi në 2016 dhe kur vjen drejtori për zgjerim dhe flet për këtë çështje nuk është ushtar i Soros.
E ke me video Soros që falënderon Berishën që mori njerëzit e tij në PD. Gazment Bardhin, Sorosi e ka paguar. Kjo lufta me mullinjtë e erës për të hequr nga vëmendjen nga dështimet e PD. Edi Rama ka përfituar nga gabimet e PD e kalbur, të cilës i tha ”bye bye” se nuk bën më”, tha Kulluri në A2 CNN.
KOHA JONË SONDAZH

