“Të mos votosh do të thotë të bëhesh palë me Ramën”, Lediana Fratari: Sfida ime, të bind elektoratin gri

Kandidiatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Lediana Fratari deklaron se sfida e saj në këto zgjedhje është bindja e elektoratit gri të votojë PD-në dhe nr 34. Sipas saj, ajo do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, e sidomos zeri i ish-të përndjekurve politikë. Fratari thekson se programi i Partisë Demokratike është i realizueshëm dhe se taksa 9% do të çlirojë ekonominë shqiptare.

Kandidatja e PD-së në Tiranë shprehet se ka marrë edhe mbështetjen e kryetarit të Shoqatës Vatra, në kandidimin e saj për deputete.

Nga takimet që Fratari ka zhvilluar me qytetarë të ndryshëm, ka vënë re se tek njërëzit ka humbur shpresa dhe janë të zhgënjyer, e kjo arsye sipas saj, është e mjaftueshme që shqiptarët të votojnë rrotacionin e ndryshimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

E foruar jashtë vendin kandidatja e PD, thotë se hynë në politikë për të sjellë një frymë të re të politikbërjes në vend, larg politikës konfliktuale. Ajo dekalaron se do u përgjigjet çdo qytetari që e ka votbesuar atë, e do të kërkojë deri në fund zbatimin e programit të PD, nëse do të jetë në parlamentin e ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qellimi i të 34-ës në listën e PD, është puna për të future Shqipërinë në Bashkimin Europian. Fratari u kërkon qyetarëve shqiptarë, e veçanërisht atyre të qarkut të Tiranës, të dalin të votojnë, sepse sipas saj, të mosvotuarit, është të bëhesh palë me qeverinë.

Lediana Fratari:Sfida ime të bind elektoratin grit të më votojnë, të mos votosh bëhesh palë me Ramën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?