Të moshuar në Dhërmi, francezët mahniten me natyrën dhe njerëzit

Jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushues të rinj por dhe moshat e treta sikundër është rasti i disa të moshuarve francezë, të cilët i gjetëm duke shijuar bregdetin e Dhërmiut. Ata tregohen të sinqertë teksa shprehen se kishin dëgjuar për Shqipërinë gjatë turit që po zhvillonin në Mal të Zi dhe sipas tyre ja vlejtën kilometrat e përshkuar.

“Dëgjuam për Shqipërinë kur ishim në Mal të Zi. Jemi të impresionuar me bukurinë malore dhe detin e vendit tuaj. Ky vend është i jashtëzakonshëm dhe ka njerëz shumë bujarë. Kombinimi “det-mal” dhe ushqimi me bollëk është tepër i veçantë. Nëse mosha do të na lejojë do të ktheheshim sërish në bregdetin tuaj.”, thotë njëri prej tyre.

Ky tur dhe kjo energji tek kjo grupmoshë, ndoshta është mesazhi më i bukur që mund të marrin pushuesit vendas, për të eksploruar dhe vizituar bregdetin tonë. Të paktën këta francezë treguan se mosha nuk është pengesë të eksplorosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?