Të moshuarit në radhë për pensionet: Nuk po na i sjellin paratë

Paçka premtimit të kryeministrit Edi Rama se pensionistëve do t’ju shkojë pensioni në shtëpi dhe nuk duhet të dalin për asnjë arsye nga banesa, kjo ishte situate mëngjesin e sotëm në pikën ku shpërndahen pensionet në Kombinat. “E kisha për ta marrë në datën 3 nuk me ka ardhur. Kam bërë aplikimin nuk ma kanë sjellë”, shprehet një pensioniste, e cila po pret të marrë paratë në zyrën e Postës Shqiptare. Ka edhe nga ata që për shkak të moshës dhe mungesës së njohurive nuk e bëjnë dot aplikimin online.

SHKARKO APP