Të moshuarit në Shqipëri, dyshojnë për certifikimin e vaksinës kineze Coronavac

Në sheshin “Skëndërbej” ka nisur marrja e dozës së dytë të vaksinës kineze Coronavac. Me një distancë 30 ditore, të moshuarit janë vënë sërish në rresht për të marr injeksionin final që pritet t’u japë më tepër imunitet ndaj përhapjes së virusit.

Nga vaksina e parë thonë se nuk kanë pasura snjë lloj shqetësimi. Ndonëse kanë për të marr dozën e dytë një pjesë e të moshuarëve i kanë degjuar jo pa shqetesim zerat nga Europa mbi çertifikimin e vaksinës CoronaVac.

Që nga nisja e këtij procesi janë kryer më shumë se 450 mijë vaksina. Me nisjen e vaksinimit në popullatë, shohim që qytetarët kanë ulur vigjilencën për mbajtjen e maskave.

SHKARKO APP