Të moshuarit nga Korça janë rëndë, monitorohen mjekët dhe infermierët

Qyteti që i shtohet vartës së Covid-19 është dhe Korça dhe bëhet fjalë për 3 raste. Nga ana tjetër, mësohet se njëri prej tyre është një 33-vjeçar, menaxher i njërit prej lokaleve më të famshëm në qytetin e Korçës, ndërsa 2 rastet e tjera janë një çift të moshuarish ku dyshohet ta kenë marrë virusin nga mbesa e tyre e sapoardhur nga Italia.

Enigmë është fakti sesi mund të jetë prekur menaxheri, i cili është shoqëruar me urgjencë drejt kryeqytetit për tu monitoruar dhe gjendja e tij shëndetësore. DSHP-ja tregon se po bëhet dhe kontraktimi i gjithë personave ku dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me ta e se çdo individ i sipërpërmendur duhet të vetëizolohet.

Dy të moshuarit mbi 70-vjeçarë janë në gjendje jo të mirë. Enigmë mbetet infektimi i 30-vjeçarit i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në sanatoriumin e Korçës. Testi i tij i parë ka dalë negativ, por në testin e dytë ka rezultuar i prekur me Covid-19. Mjekët dhe infermieret po monitorohen për simptomat, pasi mund të ketë përhapje të virusit brenda spitalit, po ashtu po monitorohen dhe personat e kontaktuar nga 3 të prekurit.

SHKARKO APP