Të moshuarit pushime në Palasë, Manastriliu: Çelet qendra e re verore

Në kuadër të sezonit veror, në fshatin turistik të Palasës është çelur qendra më e re komunitare për moshën e tretë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Himarës, Jordo Goro vizituan sot ambientet e qendrës së re komunitare për moshën e tretë në Palasë.

Gjyshet dhe gjyshërit e Shtëpisë së të Moshuarve Tiranë, kanë vizituar ambientet e qendrës ku edhe do të kalojnë ditët e nxehta të verës. ”Bashkë me kryetarin e bashkisë së Himarës Jorgo Goro, hapëm qendrën e re komunitare për moshën e tretë në Palasë. E gëzuan të parët gjyshet dhe gjyshërit e Shtëpisë së të Moshuarve Tiranë, që po kalojnë ditët e nxehta të verës në këtë qendër model, një investim i qeverisë shqiptare që tregon vëmendjen për të moshuarit e vetmuar, për ata që kanë më shumë nevojë për kujdes dhe dashuri”,-thotë ministrja e Shëndetësisë.

Nga ana e tyre, të moshuarit shprehen se kushtet në qendër janë shumë të mira. “Kushtet janë të shkëlqyera, dhomat janë të mëdha janë të mira, pastërtia është shembullore”,-thotë një nga gjyshërit. “Këtu duket gjë e mirë”,-thotë një tjetër i moshuar. ”Kemi ardhur për herë të parë në fakt, shumë mirë. Është e përsosur, nuk kam parë kështu, shumë të kënaqur jemi”,-përfundon një tjetër i moshuar. Palasë është fshati i parë i krahinës së Himarës, pasi kalon qafën e Llogarasë dhe zbret 5 kthesat në shpat të malit. Fshati Palasë ndodhet 50 km në Jug të Vlores, 74 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti Tiranë. Palasa është e përfshirë në bashkinë e Himarës, pjesë e Qarkut Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendra e re ka kapacitet 37 shtretër, me 13 dhoma, me pajisje moderne, e ndërtuar me infrastrukturë bashkëkohore, bazuar në standardet e përkujdesit shoqëror për të moshuarit në institucionet publike dhe jopublike, ku i është dhënë rëndësi jo vetem ofrimit të shërbimeve bazë por edhe krijimit të mundësive për aktivitete rekreative. Qendra ka bibliotekën, sallën e kinemasë, sallën e aktiviteteve, dhe disa ambinte të tjera të përbashkëta për të kaluar kohën e lirë të moshuarit që janë në qendrat rezidenciale publike. Investimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka synuar vetëm përshtatjen e infrastrukturës, por dhe personelin e kualifikuar që i shoqëron të moshuarit, që është ai i qendrës ku ata janë rezidentë. Shërbimet që ju ofrohen janë konform standardeve dhe të personalizuara për individë me nevoja të veçanta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?