Të moshuarit thyejnë urdhrin dhe dalin në rrugë

Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk rreshti së thënuri se të moshuarit nuk do të kenë leje për të lëvizur në orarin nga 5 e mëngjesit deri në 13:00, këtë të hënë kjo moshë e ka thyer urdhrin.

Të moshuarit thonë se janë të detyruar pasi nuk u është ofruar ndihmë. ”Fëmijët nuk i kam këtu. S’ka kush na shërben neve. Me doreza dhe me maska, sipas rregullave, dhe për dy sekonda në shtëpi. Kemi kërkuar ndihmë nga bashkia, por nuk na kanë kthyer përgjigje fare”, tha një e moshuar.

JKurse një tjetër thotë se ”Edhe unë skam kalamaj, vetëm më gruan jam. Do dal , do qethem dhe do marr lekët. Nuk bëhet aq sa flitet, rrinë në karrige dhe vetëm flasin. Puna nuk bëhet”.

Mirëpo ka edhe edhe nga ata të cilët nuk kanë mungesë informacioni dhe që zgjedhin të dalin nga banesa për të marë rreze dielli. Në të gjithë Shqipërinë sipas ISSH-së numërohen 660 mijë pensionistë, të cilat duhet të qëndrojnë brenda në banesë të vetizoluar.

SHKARKO APP