Të ndaluarit për E-mailin e ministrit Tahiri: Bëmë shaka

 

Dy të rinjtë nga Kashari, Klodian Mahmutaj e Valter Veshi, të ndaluar për dërgimin e E-mailit kërcënues ndaj ministrit Saimir Tahiri, këta kanë thënë se ishte vetëm një shaka.

E-mail ky që u dërgua një ditë pas sulmeve në Paris, gjë që krijoi në fakt shumë panik.

Pas ndalimit, dy personave u është sekuestruar një kompjuter portativ si dhe dy telefona celularë.

Megjithatë, pas hetimeve, ka rezultuar se të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me aktivitete terroriste. Për këtë arsye, ata do të ndiqen në gjendje të lirë. Sipas hetuesve, shtetasi Klodian Mahmutaj ka thënë se kishte hapur një adresë E-maili, të cilën kohët e fundit e ka përdorur shtetasi Valter Veshi, i cili i kishte ndryshuar edhe fjalëkalimin e hyrjes në G-mail.

“Nuk e di çfarë ka bërë, pasi nuk hyj dot më në atë adresë, por çfarëdo të ketë dërguar, ka qenë shaka”, mësohet të ketë thënë pronari i adresës së E-mailit.

 

SHKARKO APP