Të ndaluarit për tërmetin para gjykatës, sot jepen masat

Gjykata Penale do të vendos sot paradite mbi masën e sigurisë për 31 te arrestuarit në Tiranë për tërmetin e 26 nëntorit.

Nga 31 të ndaluar prokuroria kërkoi ”arrest me burg” për 13 prej tyre. Ndër ta janë dhe dy ish-krerët e komunave, ai i Farkës, Fatbardh Plaku, i Kasharit, Besnik Fuçia si dhe ndërtues e ish zyrtarë të inspektoriateve të ndërtimit.

Ata akuzohen se kanë favorizuar ndërtimin e objekteve që u shemben, jashtë kritereve, në kundërshtim me lejet e lëshuara. Në disa godina të dëmtuara nga tërmeti, janë konstatuar dhe ndërhyrje në struktura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ndaluarit dolën dje para gjykatës, por gjyqtarja Vjollca Spahiu kërkoi më shumë kohë për të vlerësuar pretendimet e ngritura. Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?