Të ndryshojmë politikisht Shqipërinë, ja këshilla e psikologut italian
Për të ndryshuar politikisht një vend si Shqipëria, duhet t’i rrisni fëmijët si drejtues të së ardhmes me dashuri dhe me vëmendje ndaj tjetrit.
Është kjo këshilla e psikologut me origjinë italiane Ezio Aceti, teksa foli për mikrofonin e RTV Ora për marrëdhënien e ndërlikuar mes fëmijëve dhe prindërve.
Ezio Aceti: “Nëse duam të ndryshojmë politikisht një vend si Shqipëria, duhet ti rrisim drejtuesit e të ardhmes me dashuri. Fëmijëri me dashuri do të thotë se nesër do të kemi drejtues të lirë, të matur dhe që shqetësohen për tjetrin”.
Aceti nënvizoi se problem kryesor i fëmijëve sot, është se që në fëmijëri sillen si të rritur, e më pas teksa rriten, mbeten të vegjël.
Ezio Aceti: “Fëmijët sot nuk kuptohen kur janë të vegjël e kur rriten, mbeten të pamatur. Kujtoj këtu që e gjithë dhuna në botë vjen nga të pamaturit. Hapi Iiparë është që dhe prindërit duhet të kuptojnë që nuk duhet të jenë perfekt, por humanë. Prind human është ai që kupton gabimin dhe kërkon falje, gabon dhe ngrihet përsëri.”
Psikologu theksoi se të edukosh fëmijë funksionon ndryshe nga sa e paramendon.
Ezio Aceti: “Kur fëmijët lindin, prindërit se dinë se si do të jetë fëmija, kështu që shpikim një sërë idesh se si do të jetë. Fëmijët i bëjnë gjërat se Iimendojnë të drejta ashtu si edhe ne, por logjika e tyre është ndryshe nga e jona”.
Psikologu Aceti sugjeroi që prindërit të pranojnë se në marrëdhënie kanë të 2 të drejtë, dhe të shmangin sa më shumë ndëshkimin e fëmijëve, pasi kjo metodë lë gjurmë zhvlerësuese te qënia që po rritet.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

