Të paaftë për të luftuar varfërinë – Në Shqipëri mungojnë shifrat dhe analizat, BB i referohet vitit 2012

Norma e varfërisë në Shqipëri vlerësohet në rreth 0.9%, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit për varfërinë në botë, që publikohet në ditën që duhet të kujtojë luftën ndaj këtij fenomeni. Pikërisht kjo luftë është vendosur si objektivi numër një i misionit të Bankës Botërore. Por ajo që bie në sy në rastin e Shqipërisë nuk janë shifrat në vetvete, por mungesa e tyre. Të dhënat më të fundit për varfërinë në vendin tonë i takojnë vitit 2012, pra 6 vite më parë.

Një vend i cili nuk ka një numër të saktë të atyre që klasifikohen si të varfër, e më keq akoma, një minimum jetese që të përcaktojë edhe pragun e varfërisë, e ka të pamundur ta luftojë fenomenin. Të dhënat e Bankës Botërore janë mbledhur në formën e një ankete dhe tregojnë se 1.06% e shqiptarëve janë të deprivuar nga ana monetare dhe 6.7% janë të deprivuar nga edukimi.

Nga ana tjetër, 87% e shqiptarëve  vlerësohen se nuk kanë asnjë deprivim, ndërkohë që 11% e tyre thonë se kanë të paktën 1. Me 87% të popullsisë që deklaron se nuk i mungon asgjë nga shërbimet bazë, shqiptarët janë jo vetëm në vend të parë në rajon, por edhe ndër vendet me performancën më të mirë në nivel global.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?