“Të Paekspozuarit”- Në pritje të reformës…

 

 

Ky film dokumentar paraqet situatën se si po bëhet transferimi i shërbimeve për qytetarin nga sisitem tek i riu.

Çfarë është reforma territoriale, mungesat ligjore dhe mangësitë e paketave të cilat mund të lehtësonin proçesin menjëherë pas miratimit të njësive të re administrative.

Çfarë ka ndodhur pas 21 qershorit me Bashkitë në vend dhe cilat janë kompetencat e administratorëve.

Përgjatë 30 minutave paraqitet situata në terren në njësitë administrative, në gjendjet civile, brenda qytetit por edhe në ish-Komuna.

Si po e pret Shëngjergji reformën, a është Malësia e Tiranës tanimë një lagje e kryeqytetit, çfarë ndodhi në Panairin Bio Fest pak ditë më parë dhe vërejtjet e vendasve.

Ekipi i xhirimit të emisionit »Të Paekspozuarit« ka vëzhguar punonjësit, ka pyetur ekspertë të pushtetit vendor, ka ndjekur mbledhjet e Këshillit bashkiak.

Po qytetarët çfarë mendojnë se do të sjellë kjo reformë. Centralizim apo decentralizim pushteti, reformë e thellë apo ndarje sipërfaqësore?

Po Këshilli i ri bashkiak a i përfaqëson denjësisht qytetarët e Tiranës nga Shëngjergji në Kashar.

Një grup pune në Bashkinë e Tiranës po punon për implementimin e kësaj reformë, por një listë e gjatë paqartësish dhe pasaktësish po ndeshen gjatë kësaj faze të parë zbatimi.

Në dokumentarin, »Në pritje të reformës« ekspertët më të mirë në vend për çështjet e decentralizimit si dhe përfaqësuesit e qeverisë qendrore dhe vendore përplasin mendimet për faktet.

Ja se çfarë thonë ata:

Agron Haxhimali: Pas 21 qershorit të këtij viti njësitë e reja të qeverisjes vendore janë nënshtuar ligjit të ri për ndarjen territoriale, çka do të thotë që ne tani kemi në Republikën e Shqipërisë 61 bashki dhe 321 njësi administrative krahasuar me sistemin e mëparshëm ku kishim 373 njësi administrative komuna dhe bashki, kryetarët e të cilëve zgjidheshin me votë nga populli ».

Dhurata Çupi:Në fakt ne të gjithë e pranojmë që reforma territoriale ishte e domosdoshme, ishte e domosdoshme për kohën dhe rrethanat që u krijuan qoftë administrative apo politike, nga 374 njësi të qeverisjes vendore të gjithë e pranojmë dhe ishim dakord që reforma të ngushtohej, të shkonte te një numër po jo siç u krye ku u vendos numri 61 dhe rreth numrit 61 filluam të bashkojmë njësistë e qeverisjes vendore bashkë ».

Artan Shkëmbi: Reforma territoriale është një reformë që nuk ndodh shpesh, është hera e parë që që ka ndodhur në këto 25 vite. Ka pas një ose dy reforma të tilla që në kohën e Zogut ose edhe më parë dhe nuk dihet kur do të ketë një reformë e re territoriale. Gjë që do të thotë që është një situatë e re diçka e re dhe nuk ka të ngjashme dhe nuk ka receta se si mund të kapërcehet edhe problematikat që mund të sjellë. Por ajo që bëmë është që organizuam gjithçka që nga kalimi nga strukturat e vjetra të 373 bashki dhe komuna në 61 bashkitë reja të mos ndalonte së pari funksionimin institucional dhe e dyta që është po aq e rëndësishme është shërbimi ndaj qytetarit ».

Arbian Mazniku: Sfidat që kanë tashmë bashkitë e reja ku në rastin e Tiranës është pak më e madhe se në bashkitë e tjera është përthyerja në nivel teknik të atyre parimeve që ligji vendos. Njësitë administrative janë parashikuar si qendra që ofrojnë shërbime për qytetarin në territorin që ato administrojnë si dhe administratorët janë përcaktuar si individë si persona drejt të cilëve kryetari i bashkisë delegon funksione specifike. Ligji jep mundësinë që kryetari ta delegojë atë të ndryshme në territore të ndryshme njësi administrative të ndryshme,edhe nga tipologjia e njësisë administrative, psh nëse në komunën Shëngjergj do të duhet të delegohen më shumë funksione që ka të bëjë me çështjet e veterinarisë buqësisë veterinarisë kjo nuk është e nevojshme në njësinë amdinistrative numër pesë. Është e drejtë e caktuar në ligj përcaktuar në ligj, duke i deleguar funksione të ndryshme sipas territorit që mbulojnë, sipas secilës prej zonave ».

Artan Shkëmbi:«Duhet të kemi struktura fleksibël, në një njësi administrative një strukturë, në një tjetër një strukturë tjetër e kështu me radhë. Sigurisht do të kemi
paketa të reja fiskale ose tashmë sjemi në kushtet e një pakete fiskale për një bashki të caktuar, me nivele të caktuar taksash dhe tarifash lokale. në një njësi administraitve mund të ketë shërbim pastrimi dhe aty ka tarifa pastrimi në një tjetë rnuk ka shërbim pastrimi dhe aty ska tarifa pastrimi dhe diku tjetër ka pastrim të pjesshëm jo fshirje rrugës por vetëm pastrim dhe bashkim konternierësh e kështu me radhë ».

Agron Haxhimali:«Jam në kontakt të përditshëm me njësitë vendore dhe me mjaft mjaft kryetarë bashkisë të cilët thonë se punojmë në mungesë të informacionit, në mungesë të një kuadri ligjor në mungesë të mjaft udhëzimeve që duhet të lëshohen nga qeveria qendrore ».

Dhuata Çupi:«Duhet të plotësoheshe me një paketë të plotë ligjore ku duhet të kishte dispozita kalimtare për të paktën dispozitat ligjore që ligjvënëse të përcaktonte qartë me këto dispozita kalimtare të rregullonte ligjin për gjendjen civile, ligjin për koncensionet ligjin për financat vendore, pra duhet të kishte një paketë të plotë ligjore.

Agron Haxhimali:«Para se të bënte reformën duhet ta kishte të qartë kuadrin ligjor, me qëllim që qytetari ta marri shërbimin që në ditën e parë të transferimit të pushteteve dhe nuk ka pse të penalizohet për këtë ».

Arbian Mazniku:«Plani pak a shumë ka dy pjesë, pjesa e parë që ka filluar para pak ditësh është konsolidimi financiar institucional dhe administraitv i gjithë territorit që do të thotë ka një grup të posaçëm pune i cili është ngritur në bashki por edhe me pjesëmarrjen e njësive administrative dhe me një grup konsulentësh që janë ofruar nga qeveria për të bërë konsolidimin e pasqyrave financiare të gjithë institucioneve, konsolidim i burimeve njerëzore, konsolidimin e aseteve. Në fazën e dytë të bëjmë ndarjen e përgjegjësive dhe organizimin strukturor për të përcaktuar se çfarë stafi dhe në çfarë funksionesh do i duhen secilës njësi administratrive që të ketë ».

Agron Haxhimali:«Ka mjaft ankesa nga punonjësit e administratës në njësitë vendore të cilët më thonë se përpos ankthit dhe presionit që po ndeshemi çdo ditë jemi nën presionin a administratorëve të cilët na kërkojnë të ikim nga puna dhe të japim dorëheqjen ».

Artan Shkëmbi:«Një nga efektet e reformës territoriale është edhe shkurtimi i personelit le të themi që një bashki që është bashkuar me 14 ish komuna ka pasur 15 shefa finacash- nuk do të ketë më 15 shefa financash sepse tani është një familje e vetme është një bashki e vetme».

Arbian Mazniku:«Nuk mund të themi në këtë pikë nëse do të ketë largime por sigurisht që do të ketë shumë ndryshime strukturore, varësitë do të ndryshojë dhe mënyra si do të jenë të ndërlidhur institucionet do të ndryshojë por nuk mund të themi nëse do të ketë në këtë pikë nëse do të ketë shumë shkurtime të stafit».

Në dokumentar jepen në mënyrë të përmbledhur diskutimet e Këshillit bashkiak për largimet nga puna, çfarë pretendon opozita dhe çfarë pretendon kryetari i bashkisë dhe përfaqësuesit aktual të pushtetit vendor.

Në njësitë administrative në kryeqytet
Gjendjet civile thonë se nuk ka ndryshuar asgjë pas 21 qershorit, sa i takon aplikimeve për kartë identiteti certifikata dhe shërbime të tjera.

Punonjësit e financës thonë se janë plotësuar pasqyrat dhe hedhja e të dhënave nga njësitë administrative drejt bashkisë, evidencat, dosjet e personelit, pasqyrat financare. Po ashtu edhe dokumentet e arkivuara.

Zyrat e taksave në njësitë amdinistrative nuk dinë nëse do të vazhdojnë me siguri që tarifat dhe taksat të vijojnë të paguhen sërish në këto njësi.

Rrogat e punonjësve që ushtrojnë detyrën në këto njësi janë vonuar për 20 ditë.

Kushtet në njësitë e administrimit janë shumë të vështira.

Arbian Mazniku:«Ne kemi nevojë që në vijimësi qytetarit të mos i mungojë asnjë shërbim. Pra shërbimet të vazhdojnë të ofrohen në mënyrë të vazhdueshme për qytetarin. Këtë aparat që ofron këtë shërbim ta ndërrojmë ta riparojmë ta ristrukturojmë. Në një lloj metafore është riparimi injë avioni në fluturim, teksa vazhdon të lëvizë gjithë ky aparat i madh ai duhet të ndërrohet dhe të riparohet gjatë kohës që ai vazhdon të funksionojë».

Arbian Mazniku:«Ne i kemi vizituar të gjitha njësitë amdinistrative të 24 dhe gjendja në një pjesë të madhe të tyre është shumë e ëvështirë. Kemi një plan që të fillojmë brenda mundësive financiare që bashkia ka si fillim me zyrat e pritjes së popullit në të gjitha njësitë administrative. Besojmë që brenda 6 muajorit të parë të vitit 2016 do të kemi 25 qendra shërbimi të cilat do të funksionojnë si qendra me një ndalesë siç njihet në zhargon one stop shop».

Haxhimali:«Qeveria duhet të dyfishojë të ardhurat buxhetin për qeverinë vendore. Vetëm duke dyfishuar këtë buxhet, i cili mendoj se duhet ta bëjnë në 2016 atëherë problemet ekonomike dhe sociale në pushtetin vendor dhe kryesisht problematika në zonat rurale të njësive amdinistrative, gjendja do të jetë krejt ndryshe».

Mazniku:«Është shumë e rëndësishme që në asnjë sekond të mos të ndalojnë shërbimet ndaj qytetarëve madje të përmirësohen ndjeshëm këto shërbime, dhe njerëzit mund ta dallojnë besoj se në këtto 50 ditë ka një ndryshim të cilësisë së shërbimeve».

Haxhimali:«Pastrimi nuk bëhet me aksione, pastrimin bashkia e ka detyrë funksionale është një nga detyrat më rutinore që bën një autoritet vendor por ajo që është e rëndësishme për mua është eficienca efektiviteti i këtij shërbimi. Kjo bëhet nëse bashkia ka ndërtuar një strukturë të konsoliduar se si do ta bëjë shpërndarjen e këtij shërbimi».

Çupi:«Ne mendojmë dhe shikojmë në TV një publicitet të radhës apo një reklamë të radhës së një kryetari të bashkisë së x bashkie në qendër të banuar të një qyteti. Jo këta kryetarë nuk kontrollojnë juridiksionet territoriale, nuk dinë çbëhet në komunën që mbulojnë drejtojnë, nuk dinë çbëhet me të drejtat e qytetarëve të asaj komune. Ata nuk dinë çbëhet me të drejtën e këtij qytetari për të marrë lejen zhvillimore për të administruar për të marrë përkrahjen sociale brenda afatit të caktuara, për të plotësuar dokumentacionin që kërkohet. Admnistratorët janë totalisht pa kompetenca».

Shkëmbi:«Sigurisht që për çështjen e amdinistratorëve do tu duhet ti drejtoheni kryetarëve të bashkive. Ajo që ligji përcakton qartë është që administratori i njësisë administrative emërohet nga kryetari i bashkisë dhe i vetmi kusht që i përcakton është që duhet të jetë banor i njësisë administrative».

Çupi:«Administratorit nuk i ka dhënë absolutisht asnjë kompetencë. Administratori thjesht telefonohet nga kryetari në rastin kur ka interesin e radhës për komunitetin dhe absolutisht nuk ka asnjë lloj të drejte.
Burimet njerëzore emërohen nga kryetari i bashkisë vendimarrjet janë nga kryetari i bashkisë licensimet e radhës janë nga kryetari i bashkisë pra nuk kanë asnjë lloj kompetence. Ka thjesht identifikimin e një problematike atje ku mund ta identifikojë. Dhe thjesht të raportojë të kreu i bashkisë, imagjino kryetarin e bashkisë ku 14 administratorë raportojnë 14 problematika të cilat duhet të zgjidhen brenda ditës».

Haxhimali:«Administratorët sipas ligjit kanë disa përgjegjësi të lehta kryesisht administrative, nuk kanë shumë fuqi juridike ligji s’ju lejon të lidhin kontrata të bëjnë veprime financiare nuk kanë buxhet.
Kemi rastin e Kasharit që vazhojmë mos të kemi ujë që është 3 km larg Tiranës. Nuk bëj përgjegjës administratorin përveç se mund të njoftoj kryetarin e bashkisë s’mund të bëjë asgjë tjetër».

Arian Hamiti administrator:«Unë jam thjesht administrator dhe zyrat tona janë thjesht zyra shërbimi për qytetarët me qëllim që ne të ofrojmë qytetarëve shërbimin e duhur, në kohën e duhur në vendin e duhur në përputhje dhe transparencë të plotë me ligjin.Ashtu sikurse të gjitha departamentet e kësaj njësie administrative nuk do të emërtohen më si departamente po thjesht si zyra shërbimesh.Ne i mirëpresim qytetarët komunikojmë më qytetarët bëjmë aplikimin dhe sigurisht në përputhje dhe transparencë të plotë me ligjin i dërgojmë të gjithë aplikuesit për në zyrën e urbanistikës së bashkisë së Tiranës».

Haxhimali:«Administratori nuk është në pozita ti japi zgjidhje dhe ai për pasojë mund ta rekomandojë në bashki, por çfarë ndodh në bashki nuk është ndërtuar një sistem i tillë integral që ti zgjifh problemin njësoj si për qytetarin ne qytet si për banorin në zona rurale dhe këtu ka ankesa nga më të ndryshme.Më thoshte një qytetar, vajta në një njësi administrative për të marrë vërtetim banimi dhe administratori i përgjigjet s’jam i sigurtë nëse banon këtu apo atje dhe duhet të shkosh ta marrësh shërbimin te kryetari i bashkisë».

Mazniku:«Nëse një qytetarë kërkon një certifikatë duhet ta marrë te njësia administrative shkon mbaron punë e merr dhe e ka kryer procesin por nëse do të aplikojë për leje ndërtimi për të ndërtuar shtëpinë e tij atëherë një pjesë e procesit ndodh te njësia administrative, verifikimi i dokumentacionit një pjesë e madhe e procesit por vendimarrja është e përqendruar në zyrën e urbanistikës në bashki».

Arian Hamiti administrator:«Ne nuk mund të japim leje për rikonstruksion banese sepse kjo është kompetencë e bashkisë, mund të japim leje meremetimi për banese për brenda për brenda, punime hidraulike, shtrim pllakash, lyerje etj».

Dhurata Çupi:«Qeverisja qendrore po e koncepton autonominë vendore si një filial të saj si një agjenci në varësi të pushtetit qendor, është absolutish e gabuar, jo në shërbim të decentralizimit jo vetëm të autonomisë vendore, por edhe në shërbim të komunitetit dhe juridiksionit territoriale që mbulojnë këto njësi është shumë e gabuar. Thuhet se lejet zhvillmore do ti jap ministria e zhvillimit urban, është miratuar me ligj që listën e përkrahjes sociale e vendos Ministria e Mirëqenies Sociale. Këto janë elementë konkretë që shohim varësinë totalisht të njësive vendore nga pushteti qendror. Thuhet që po shkrihet policia bashkiake».

Haxhimali:«Çështja e lejeve të ndërtimit bashkive ju thuhet që ju keni të drejtë vetëm për ndërtesa me lartësi të caktuar dhe pjesën tjetër do të jepen në institucionet e qeverisë, apo lejet e ndërtimit tashmë do ndiqen nga një sistem i dixhitalituar por agjencia do të jenë në ministrinë e Zhvillimit Urban. Do të ndërhyhet për ti hequr policinë bashkiake, është shumë rëndësishme që në fakt është instrument për kryetarët e bashkive se ato do të gjenden për të mbajtur rendin dhe qetësinë dhe për të zbatuar urdhrat e tyre. Ka një reformë të nisur nga qeveria përsa i takon funksioneve të policisë bashkiake.
Janë duke u kqyrur disa modele të policisë në disa vende europiane dhe po diskutohet në mënyrë të detajuar se si bën më shumë logjikë si është më sensibël që policia bashkiake të funksionojë përsa i përket kontrollit të territorit dhe shërbimet e qytetarit lidhur me ato funksione që janë të bashkisë. Ne besojmë se është një nevojë shumë e madhe që qyteti me 900 mijë banorë të ketë një forcë e cila mbikqyr territorin për funksionet bashkiake pastaj varësia është çështje që vlen për tu diskutuar. Po rëndësi ka që të ketë një forcë që e bën këtë punë në mënyrë të përditshme që në qytet të ketë rregull përtej çështjeve kriminale që tipikisht i ndjek policia e shtetit por për çështje të vogla të përditshme të funksionimit administrativ të kryeqytetit».

Leonard Olli, (Kreu i këshilltarëve të djathtë në këshillin bashkiak Tiranë)

«Po ndeshemi me nje pafundësi problematikash që vërshojnë në celularin tim tashmë që jam në mbledhje meqënëse keni hallin e qytetarëve të atyre që mërziten duke na ndjekur. Që thonë që administratorët nuk funksionojnë, një tjetër që më thotë që në Shëngjergj zoti kryetar erdhi me tiranasit se ne fshatarët nuk e dimë nga erdhën dhe nga ikën».

Shkëmbi:«Shërbimet janë të njëjta por njerëzit banorët kudo që do jenë ku do të ndihen qytetarë përshembull për zonë e Tiranës do të ndihen qytetarë të Tiranës».

SHKARKO APP