Të parat në listën e Tiranës/Çomo e Bozo: Votoni Ramën që Shqipëria të buzëqeshë

Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, janë kandidatet për deputete të PS-së që kryesojnë listën e qarkut të Tiranës, ku sot kanë bërë thirrje në një takim, që të votohet PS-ja dhe kryeministri Edi Rama. Çomo tha se gratë shquhen nga mencuria dhe se i duhet dhënë vota Ramës për që një qeveri të që shqipëria të buzëqeshë.

”Ne të gjithë gratë shquhemi nga mençuria dhe durim për të bërë gjëra të mira. Në emër të gjithë stafeve mjekësore jap suportin dhe mbështetjen time maksimale. T’i japim kryeministrit Rama votën për qeverinë e re, për të bërë Shqipërinë të buzëqeshë”,-tha Çomo.

Kandidatja Luljeta Bozo, tha se PS-ja është forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja dhe se ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve e që të mos plaket kombi.

”Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS”,-tha Bozo.

SHKARKO APP