Të pastrehë nga rruga, rreth 160 familje preken nga ndërtimi i Unazës së Jashtme
Brenda mureve të kësaj shtëpie jetojnë 5 familje, antarët e së cilës do të duhet të dalin në rrugë, pasi banesa preket nga ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës.
Petrit Duku: Nëse unë i kam mundësitë të ndërtoj dhe një shtëpi tjetër nuk bëj zë fare. Por nuk e kam mundësinë.
Petrit Duku thotë se shtëpia e ndërtuar me sakrificën e emigrimit, prej 12 vitesh është në proces legalizimi, por pak ditë më parë përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptarë e kanë njoftuar verbalisht për shembjen e saj.
Petrit Duku: Nëse shteti do ta prishë, le ta prishë, por hajde më shpronëso.
Banorët pretendojnë se projekti ka devijuar dhe sipas hartës së re lumi Lanë kalon përmes shtëpive të tyre, ndryshe nga sa ishte përcaktuar më parë.
Petrit Duku: Ka devijim sa të duash, nuk unë jam projektuesi, por me syrin që shikoj unë mund të devijohet pa dëmtuar jo mua, por edhe banorë të tjerë.
Në të tilla kushte apelin e vetëm e kanë ndaj kryeministrit.
Petrit Duku: Të gjejnë zgjidhjen e duhur që mos dëmtojnë. Nuk po kërkoj mëshirë, mëshira është vetëm tek zoti.
Por si Petrit Duku janë edhe rreth 160 familje të tjera që mbeten të pastrehë nga ndërtimi i Unazës së Jashtme të kryeqytetit por që ndihen të frikësuar të ngrejnë zërin në media. Rezulton se 82 objekte janë përjashtuar nga procesi i legalizimit cka do të thotë se keta banorët nuk kanë të drejtë të shpronësohen.
KOHA JONË SONDAZH

