Të përjashtuarit nga lista e kandidatëve po shfaqin mëritë, Kodheli kritika kabinetit Rama
Në prag të çeljes së fushatës elektorale, të përjashtuarit nga lista e kandidatëve kanë filluar të shfaqin mëritë e tyre. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, i larguari Adnor Shameti, i cili do të gëzojë mandatin e deputetit edhe për disa muaj, hodhi një akuzë ndaj Ministres së Drejtësisë, Etlida Gjonaj që në zhargon mund të quhet “një kunj” ndaj kandidates në vend të sigurt.
“Duke falenderuar ministren që pas katër vitesh gjeti kohë nga koha e saj e vyer për të qenë në Komitetin për Politikën e Jashtme pasi ne marrëveshje kemi bërë gjithë kohës, por e gjej rastin ta vlerësojë për impenjimin e saj individual pasi është hera e parë që e kemi në komitet të jashtëm.”, u shpreh ai.
Kritikat ndaj ministrave të Kabinetit qeveritar i kishte edhe Mimi Kodheli e pozicionuar në vendet e fundit të listës së PS-së në Tiranë e cila u zëvendësua nga prurjet e reja. “Kolegu Shameti e kishte për të gjithë ata koleg tuajin që është dashur të kemi prezencën e tyre dhe nuk kanë qenë prezent”, theksoi Kodheli. /A2cnn/