Të përjashtuarit nga PD e Durrësit shkojnë në selinë blu: Duam ballafaqim me Sali Berishën!

Anëtarët e PD-së në Durrës kërkojnë një ballafaqim me kryedemokratin, Sali Berisha për shkak të përjashtimit të dy këshilltarëve demokratë të bashkisë, të cilët u konsideruan mbështetës të Ervin Salianjit.

Dritan Burgija tha për mediat e konsideroi vendimin anti-statutor dhe kërkoi ballafaqim me kreun e PD.

Jam këtu për të kërkuar shpjegime për përjashtimin tim. Çdo resht i vendimit është antistatutor, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin dhe kam kërkuar fakte dhe prova që çuan në vendimin e shkarkimit tim. Jemi këtu bashkë dhe me insistimin e këtyre demokratëve kërkojmë nëse është e mundur të bëjmë një ballafaqim me Berisha, pasi jemi rënduar shumë me akuzat. Janë akuza shumë të rënda, për mua dhe kolegun tim. Ja ku jemi dhe të ballafaqohemi, sepse i detyrohemi këtyre demokratëve”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?